KABASHI   TAKOHET  DACIN

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka pritur në zyret e tij kandidatin e koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, z. Lulzim Kabashi dhe delegacionin e tij. Në këtë takim, Kabashi e ka informuar Dacin lidhur me aktivitetet që janë realizuar deri më tash dhe që do të realizohen gjatë ditëve në vijim. 

Hapja e fushatës zgjedhore në Prishtinë

 

Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, antarë tjerë të kryesive të AAK-së dhe LDD-së nga Prizreni, dhe kandidatë të këtij koalicioni për Asamble Komunale në Prizren, kanë marrë sot pjesë në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, përkatësisht koalicionit AAK-LDD. Pas fjalimit të kandidatit për kryetar të Prishtinës, z. Besnik Tahiri, fjalimit të z.Blerim Shala, dhe fjalimit të kryetarit të LDD-së akademik, Nexhat Daci, para antarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe LDD-së, u bë edhe prezantimi i kandidatëve për kryetarë të komunave tjera, në mesin e të cilëve u prezantua edhe kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, z. Lulzim Kabashi.

Kryetari i LDD-së, Akademik Nexhat Daci dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë nominuar kryetarin e degës së LDD-së në Prizren dhe njëherit anëtarin e Kryesisë së LDD-së, z. Lulzim Kabashi, për kandidat të përbashkët të koalicionit AAK-LDD për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

150713 030

 

Në tubimin i cili u mbajt në sallën e mbushur përplotë të shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, të pranishën ishin edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Nijazi Kryeziu dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga kjo anë Emiljia Rexhepi. Tubimi filloi me intonimet e himneve shtetëror dhe atij kombëtar

Kryetari i degës së AAK-së Prizren Fatmir Kastrati, ishte ai i cili e hapi këtëtubim.

150713 002

 

Pas tij fjalën e mori kryetari i degës së LDD-së në Prizren, Lulzim Kabashi, i cili në fjalën e tij, ndër tjera tha: “Me nominimin tim nga ana e koalicionit për të marr në dorë udhëheqjen e pushtetit në Prizren së bashku me qytetarët e saj, për mua nuk është vetëm privilegj por përgjegjësi morale, politike dhe qytetare. Zotohem para jush dhe qytetarëve prizrenas se në platformën time politike do të angazhohem për një jetë më të dinjitetshme për të gjithë duke ia kthyer besimin qytetarit te pushteti.

150713 012

Do të angazhohem që qeverisja të jetë në shërbimin tuaj dhe sa më pran jush. Për shumë gjëra të cilat do t’i përfshij në platformën time dikujt mund t’i duken utopi, por më lejoni të citoj Frank Valter Shtajmajer në një intervistë ku thotë: “Në rast se utopi quhet të punosh për qëllimet për të cilat din se ato nuk mund të arrihen nesër, qëllimet e së pasnesërmes për të cilat detyrohemi nuk do të arrihen fare.” Në fund ju premtoj se nuk do të qeverisë politikisht por do të hartoj dhe zbatoj politikat qeverisëse.”

 150713 018

Në vazhdim fjalën e mori kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha: “Në Kosovë kanë ndodh shumë punë, një pjesë e tyre të mira, një pjesë të kualitetit mesatar e ka edhe suksese Kosova ashtu siç ka edhe Prizreni suksese. Mirëpo nëse e shohim gjendjen e sotme dhe i shohim punët sa punë kryhen, çka ndodh dhe kërkesat e qytetarëve, nevojat, atëhere e shohim se s’jemi mirë as në Prizren as në Kosovë. Ndryshe thënë jemi në krizë, jemi në presion, me e ndrru gjendjen me i ndërru dinamikat, me e ndërru mënyrën qeverisëse në vend. Detyra ime dhe misioni im është me i ndihmu njerëzve të vendit tim, me i ndihmu edhe politikës që të kalojmë në etapën tjetër, ta masim vetën me numrin e vendeve të punës, me zhvillimin ekonomik.

150713 003

Ne e kemi marr seriozisht detyrën tonë dhe përgjegjësinë tonë para qytetarëve tanë për nivelin komunal. Nuk jemi nxitu në hapat tonë, por edhe kuptohet s’jemi tepër vonë në punë. Sot kemi ardh para juve me një kandidaturë. Nuk ka qenë lehtë me bisedu me shumë njerëz dhe kolegë që të dalim unik ashtu siç kami dal tani. Kemi ardh me kandidaturën e një kolegu i cili e ka vlerësu se të tërën atë që është akumuluar në të, dijen, përvojen në jetë, por edhe te kolegët don me shti në funksion për zgjedhjet. Unë e kam për nder t’i jap besimin Lulzim Kabashit ashtu siç i kanë dhënë të gjitha strukturat e aleancës.

150713 024

 Më pas fjala iu dha liderit dardan Akademik Nexhat Daci, i cili ndër tjera tha: “Bindja ime e thellë por edhe e LDD-së është se ky koalicion AAK-LDD është lëkurë e qytetit të Prizrenit dhe qytetarëve të Prizrenit, e qytetarëve të Kosovës. Ata që dojnë që gjithë të mirën që ka rrjedh me e nda që prej parapërgatitjes së luftës çlirimtare në Kosovë të udhëhequr nga UÇK, përgatitja e opinionit botëror nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, për luftën brilante të kryetarit të AAK-së dhe qeverisjen brilante si kryeministër i Kosovës, prandaj kur bashkohet një traditë e gjatë e të mirës në tërësi në një pikë siç është Prizreni i cili ka shumë nevojë për avancimin e tij atëherë momenti i të gjithë qytetarëve të Prizrenit është që ta përkrahin me bindje të thellë këtë koalicion.

150713 005

Parimi im themelor është se ky koalicion nuk do të merret me renditjen e dobësive të arritura prej çlirimit të Kosovës e deri tash, por po ju garantoj se është momenti kritik i ndryshimit të qasjes kësaj radhe të hapjes së një beteje politike për Kosovën në mënyrë që qytetarët e Kosovës nëpërmjet përfaqësuesve të vet në komunë dhe në shtet ta ndërtojnë shtetin që e dojnë të gjithë.

Të fillojmë t’i kryejmë ato punë që perendia na i ka dhënë, t’i përdorim për vetvetën. Të mos ngjajnë ngjarje në lumin Tisa të cilat na përkujtojnë kohën e okupimit nga fashizmi i Millosheviqit, i udhëtimit me qinda autobus rrugëve të panjohura të cilat shpeshherë përfundojnë jo vetëm me burgje por edhe me vdekje. Është koha që zgjedhjet komunale të jenë pikënisja themelore se ne për vetvetën po punojmë, për fëmijët tanë, për shërbimet që ata duhet t’i marrin përmes arsimit, për shëndetin tonë, për të moshuarit tanë, për pensionet dhe mbi të gjitha krejt kjo e bazuar në një ekonomi të fuqishme e cila nuk do t’i shpërndahet gjithkujt nëpër botë, por do të shfrytëzohet nga qytetarët e Prizrenit.

150713 028

Prandaj, unë e besoj se qeverisja në Prizren edhe deri tash ka pas suksese të theksuara, por jam për ta avancuar çështjen. Me kryeministër Ramush Haradinaj, Kosova do të merr frymë ndryshe, do të ketë një përkrahje të miqve ndërkombëtar të cilët na kanë ndihmuar shumë e që tash kanë nevoj për pushim dhe t’i gëzohen sukseseve tona, t’i gëzohen që qytetarët tanë t’i shërbejmë siç duhet dhe në fund më lejoni t’ju them se nuk është hije e bardhë edhe për bashkësinë ndërkombëtare që 13 vite në liri rinia jonë të vetmin ideal e ka se si të dal në perendim. Ne do ta rikthejmë këtë, me ndershmëri, me punë profesionale dhe me vendosmëri për t’i shërbyer shtetasve të Kosovës dhe qytetarëve të Prizrenit, prandaj Lulzim Kabashi e ngërthen krejt këtë simbiozë që e thashë unë, edhe të kaluarën edhe luftën, edhe të sotmën dhe të ardhmën dhe të jemi të gjithë së bashku, edhe përfaqësuesit e partive tjera politike, sepse është një dalje e fuqishme për Kosovën përpara botës dhe para qytetarëve tanë.”




Sie sind Besucher Nr.

Eigene Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!