Ne jemi shpresa për Prizrenin, dhe Prizrenit do t’i kthehet dinjiteti i nëpërkembur nga te gjitha qeveritë e deritanishme, ne jemi ndryshimi pozitiv i cili do të ndjehet në çdo shtëpi gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, tha kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi para antarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe LDD-së, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të këtij koalicioni, ndërkaq sa i përket platformës së tij zgjedhore për qeverisjen e ardhshme, Kabashi premtoi, krijimin e vendeve të reja të punës, duke u bazuar në zhvillimin ekonomik që do të realizohet në katër shtylla kryesore, funksionalizimin e zonave industriale, bujqësi, turizëm dhe ndërtim. Kabashi pokështu, potencoi rritjen e buxhetit komunal, transparencën e paras publike dhe punës së kuvendit komunal, profesionalizimin e administratës, depolitizimin e arsimit, ndërtimin e objektit të shkollës së re të muzikës, bibliotekës, arkivit, entit statistikor, duke mos lënë anash edhe investimet në aktivitetet tjera kulturore dhe infrastrukturës në përgjithësi. Pokështu në programin zgjedhor të Kabashit, parashihen edhe përkrahje për bizneset e vogla dhe të mëdha, zanatlinjtë, dhe artizanatet si dhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, duke mos lënë anash edhe perosnat me nevoja të veçanta, pensionistët, pleqtë, fëmijët e familjeve të varfëra, dhe personat me të meta mendore.
Në hapjen e fushatës zgjedhore të AAK-LDD, foli edhe kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, lideri i LDD-së akademik Nexhat Daci, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme, kandidatit për kryetar të Prizrenit z. Lulzim Kabashi, dhe këkruan nga qytetarët që të votojnë për ndryshimet që pritet të ndodhin me ekipën fituese të koalicionit AAK-LDD.


Datenschutzerklärung
Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!